Ish deputeti Vangjel Tavo mohon lajmin e publikuar nga median greke ‘Kathimerini’ lidhur me propozimin e ardhur nga kryeministri Edi Rama për të marrë përkohësisht drejtimin e bashkisë së Himarrës. Në një bisedë telefonike me redaksinë e Top News, Vangjel Tavo u shpreh se lajmi i publikuar nuk është i vërtetë dhe se nuk ka dëshirë të angazhohet politikisht. Sipas tij, nuk ka një propozim të tillë nga kryeministri Edi Rama.