Vangjel Tavo, prefekti i qarkut të Vlorës nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryebashkiak të Himarës në zgjedhjet e reja vendore. Pas përfundimit të mbledhjes së këshillit bashkiak ku prania e tij dhe e socialistit Blendi Klosi, nuk u mirëprit nga përkrahësit e Fredi Belerit, Vangjel Tavo ju përgjigj me këtë koment interesit të mediave nëse do të pranojë të kandidojë për kryetar bashkie nën siglën e Partisë Socialiste.