Top News- Taurus në Ukrainë, hap i rrezikshëm! Kremlini, tërbim me Gjermaninë pas deklaratës së Merz
27/05/2025 14:08

Në kohën kur përpjekjet për arritjen e paqes po duken të pasuksesshme dhe sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se nuk do të ketë më kufizime të rrezes së veprimit për armët që dërgohen nga Gjermania në Ukrainë. "Nuk ka më kufizime në rrezen e veprimit për armët me të cilat furnizohet Ukraina, as nga britanikët, as nga francezët, as nga ne, as nga amerikanët", tha Merz në një forum evropian. Rusia sulmon pa mëshirë objektiva civile dhe bombardon qytete, tha Merz. Ukraina nuk po e bën këtë dhe kjo duhet të mbetet kështu. "Por një vend që përballet me një agresor vetëm brenda territorit të vet nuk po mbrohet dot në mënyrë të mjaftueshme", shtoi ai. Në Gjermani, debati është përqendruar kryesisht rreth raketave Taurus me një rreze veprimi prej 500 kilometrash. Në Forumin Evropian, Merz nuk e përmendi në mënyrë të qartë llojin e armës, por qeveria e re federale e ka bërë të qartë ndërkohë, se për arsye strategjike nuk do të komentojë më në detaje dërgesat e armëve në Ukrainë. Sipas informacioneve të deritanishme nuk janë dërguar raketat Taurus. Deklaratat e Merz-it u pritën me reagime të përziera në politikën gjermane. Kishte nga ata që i mirëpritën por të tjerë ngritën shqetësim. Ndërkohë, kremlini reagoi menjëherë. Rusia i dënoi ashpër deklaratat e kancelarit Merz dhe tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi do të ishte një hap i rrezikshëm. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë "bie ndesh me përpjekjet e Moskës për të gjetur një zgjidhje politike”. Nga ana tjetër vetëm të hënën në mbrëmje u zhvilluan sulmet më të mëdha me dronë nga Rusia kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, nuk ka shenja nga pala ruse se do të braktisë kërkesat maksimale dhe do të kërkojë një kompromis.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55