Partia Socialiste thotë se ndryshimet në kryesinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për të shtyrë përpara ndryshimet në disa ligje të reformës në drejtësi. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Gazment Bardhin, kreun e ri të grupit parlamentar të demokratëve, që u zgjodh pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.