Ministria e Financave është duke punuar për një ndërhyrje të re në ligjin e tatimit, për të lehtësuar barrën e të ardhurave nga paga. Burime nga Ministria pohojnë se ndryshimet do të prezantohen në qershor dhe do të jenë gati për votim në Kuvend gjatë rishikimit të buxhetit për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Burimet shtojnë se drafti është ende në fazë diskutimesh dhe nuk është vendosur se cila kategori do të përfitojë nga lehtësimi i tatimit mbi të ardhurat personale.