Banesa kryesore që përdoret për strehim bazë duhet të jetë imune ndaj tatimit. Ky është një prej pesë propozimeve që profesionistët e lirë, i kanë dërguar ministrisë së financave, duke marrë për referencë praktikat e ndjekura në vendet e Bashkimit Europian, ku vendoset një balancë mes interesit fiskal të shtetit dhe mbrojtjes së shtresave të mesme dhe të ulta në procesin e reformimit të tatimit mbi pasuritë e paluajtshme.