Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës u vlerësuan nga kompania gjermane e certifikimit, DEKRA. Pas certifikimit nga drejtuesit e DEKRA-s, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se institucioni i taksave dhe tarifave vendore ka ndryshuar në një mënyrë të jashtëzakonshme në 10 vitet e fundit.