Tatimet i bëjnë thirrje hoteleve dhe qytetarëve që kanë përdorur platformën Booking.com për rezervime të dhomave apo për qera afatshkurtër të bëjnë deklarimin e plotë të të ardhurave, pasi të dhënat financiare disponohen dhe janë lehtësisht të verifikushme. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, platforma Booking.com u përdor nga 17 mijë e 225 subjekte dhe individë, në harkur kohor janar-shtator të vitit 2025. Të ardhurat totale që janë gjeneruar përmes rezervimeve në këtë platformë rezultojnë në nivelin e rreth 80.1 milionë eurove. Hotelet dhe qytetarët shqiptarë i kanë paguar platformës Booking.com në formë komisioni 12.8 milionë euro.