Task forca e ngritur për anti-COVID-in në lidhje me zbatimin e masave mbrojtëse 24 oret e fundit ka bërë 1617 inspektime, nga ku rezultoi se 6 subjekte ishin në shkelje. Ndaj tyre, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU dhe policinë e shtetit vendosën 6 gjoba. Këto subjekte ishin bar-kafe dhe restorante, ndërsa dy subjekteve të tjera u janë pezulluar aktivitetet.