Afrika po zhvendos aktivitetin tregtar drejt Kinës, duke u përshtatur kështu me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Disa nga shtetet e këtij kontineti përballen me tarifa të larta eksporti, dhe ajo që mund të shndërrohej në një krizë, në fakt është një mundësi për rivalin ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.