“Bizneset që preken nga liberalizimi I tregut të energjisë mund të përballen me rritje të kostos, veçanërisht ato prodhuese”, është shprehur Kryeministri Albin Kurti në Forumin e mabjtur për energjinë elektrike. Ai tha se Qeveria do të qëndrojë pranë prodhuesve vendorë për të dëgjuar problemet kryesore dhe nevojat e tyre për përkrahje lidhur me procesin e liberalizimit të tregut.