Bankat e nivelit të dytë në Kosovë, kanë shtrenjtuar disa prej shërbimeve për klientët e tyre, edhe pse fitimet i kishin rekorde vitin e kalua. Qytetarët kanë nisur të paguajnë dyfish më shtrenjtë për një pjesë të shërbimeve bankare, teksa ngritje kanë pasur edhe tarifat për tërheqje të parave në degë, mirëmbajtje të kartelës e aplikacionit e-banking.