Studentët e mjekësisë që refuzojnë të nënshkruajnë kontratën për punësim pesëvjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar, para marrjes së diplomës; do u duhet të paguajnë një tarifë vjetore që në përllogaritjet e këshillit të ministrave rezultonte 6500 euro, por sipas bordit të administrimit të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, kjo shifër është e pasaktë.