Përparim i vogël në drejtimin e duhur. Kështu e cilësoi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë. Në një intervistë për median e Kosovës, Von Cramon theksoi se ky është një hap përpara drejt njohjes de facto të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, teksa bëri apel edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.