Top News – Tanku, zjarr mbi turmën që kërkonte bukë / 51 viktima në Gaza, incidenti më i përgjakshëm
17/06/2025 15:27

Tanket izraelite hapën zjarr mbi një turmë që përpiqej të merrte ndihma nga kamionët në Rripin e Gazës të hënën, duke vrarë të paktën 51 persona, sipas mjekëve, në një nga incidentet më të përgjakshme deri më tani ndrkohë që banorët e dëshpëruar luftojnë për ushqim. Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte disa dhjetëra trupa të gjymtuar, të shtrirë në një rrugë në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës. Ushtria izraelite pranoi se kishte qëlluar në zonë dhe tha se po hetonte incidentin. Dëshmitarë okularë të intervistuar nga Reuters thanë se tanket izraelite kishin lëshuar të paktën dy predha mbi një turmë prej mijëra vetash, të cilët ishin mbledhur në rrugën kryesore lindore përmes Khan Younisit me shpresën për të marrë ushqim nga kamionët e ndihmës që përdorin rrugën. "Papritmas, na lanë të ecnim përpara dhe i detyruan të gjithë të mblidheshin, dhe pastaj filluan të lëshonin predha", tha një dëshmitar okular, i intervistuar nga Reuters në Spitalin Nasser, ku viktimat e plagosura ishin shtrirë në dysheme dhe në korridore për shkak të mungesës së hapësirës.

Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33