Top News – Tanket ‘parakalojnë’ në Uashington / Trump ‘feston’ ditëlindjen e tij dhe të ushtrisë
14/06/2025 14:45

Mijëra trupa të shoqëruara nga dhjetëra tanke dhe avionë do të kalojnë nëpër National Mall në Uashington DC për një paradë ushtarake të paralajmëruar si festim i 250-vjetorit të ushtrisë amerikane, por që ndodh të jetë po ashtu dita kur Donald Trump mbush 79 vjeç. Presidenti ka dëshiruar prej kohësh të mbajë një paradë ushtarake në kryeqytet dhe më në fund po e plotëson dëshirën e tij muaj pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë dhe ditë pasi urdhëroi gardën kombëtare të Kalifornisë dhe marinsat amerikanë të dalin në rrugët e Los Angeles në përgjigje të protestave kundër deportimeve. Uashington DC do të bëhet shkurtimisht qyteti i dytë amerikan që do të shohë ushtarë në rrugët e tij, megjithëse për arsye dukshëm të ndryshme. Eventi që do të zgjasë gjithë ditën, i mbajtur në hijen e Monumentit të Uashingtonit do të fillojë me një konkurs fitnesi dhe ceremoni zyrtare për të shënuar ditëlindjen e ushtrisë me një tortë. Pasdite, 6,700 ushtarë të shoqëruar nga automjete të blinduara si tanket M1A2 Abrams do të marshojnë përgjatë Constitution Avenue pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa helikopterët Black Haëk, Chinook dhe Apache do të fluturojnë lart. Trump do të shfaqet për të marrë një flamur nga Ekipi i Parashutistëve Golden Knights, që do të hidhen nga lart, mbi shtëpinë e bardhë, përpara se fishekzjarrët të mbushin qiellin. Ndërsa Uashingtoni DC është mësuar të presë një sërë ngjarjesh në dhe përreth National Mall dhe Shtëpisë së Bardhë, parada ka rezultuar të jetë veçanërisht shqetësuese për jetën e përditshme në qytetin me shumicë dërrmuese Demokratike me më shumë se 700,000 banorë. Me një kosto që ushtria e vlerëson të jetë midis 25 dhe 45 milionë dollarëve, përgatitjet e paradës kanë shkaktuar mbylljen e rrugëve të ngarkuara për deri në katër ditë, ndërsa fluturimet në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit do të ndalen për një kohë të pacaktuar gjatë ngjarjes. Udhëheqësit e qytetit kanë shprehur shqetësime se tanket dhe automjetet e blinduara do të dëmtojnë rrugët që nuk janë projektuar për peshën e tyre.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02