Pas dështimit për vrasjen e biznesmenit, vrasësi me pagesë, I pandehuri si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj ka rrëfyer për vrasjen e Oti Kilës . Sipas tij, ai ra në burg dhe më pas u la ideja e ekzekutimit të tij. Sipas tij, Nuredini kishte informacion se Oti strehonte Talo Çelën. I pandehuri ka treguar se Nuredini I kërkoi që Skerdin të mos e përfshinte, dhe të mos I tregonte se ku e kishte vendodhjen, pasi në atë kohë ishte në kërkim. Në ditën e arrestimit, Hoxhaj ka treguar se ishte ne Elbasan, ndërsa Nuredini në Peqin. Ai ka rrëfyer se më vonë e ka telefonuar Nuredini dhe se I ka thënë që e kanë qëlluar. I pandehuri ka treguar se ka shkuar dhe e ka marrë Nuredinin ndërkohë që ihste I plagosur dhe e ka transportuar në Fier. Më pas atje ka marrë dy doktorë në shtëpi për të operuar Nuredinin. Hoxhaj u shpreh në seancë, se ndërsa ishin në Fier, ka mbërritur policia, ndërsa akuzoi Nuredinin ‘se I shiti të gjithë’.