Taksistët e vetëpunësuar në Athinë njoftuan një grevë të përgjithshme dyditore kundër një vendimi të Qeverisë, që siç thotë u shton barrën fiskale dhe favorizon kompanitë e mëdha të këtij sektori. Greva nis në orën 6 të mëngjesit të së martës dhe mbyllet në orën 6 të datës 11 shtator. Shoqata e taksistëve profesionistë, që numëron mijëra anëtarë tha përmes një deklarate se greva do të përshkallëzohet nëse qeveria nuk tërhiqet nga një vendim i marrë më 20 gusht. Sipas shoqatës, vendimi favorizon kompanitë që ofrojnë shërbimet taksi dhe godet taksistët e vetëpunësuar.