Qindra taksistë grekë bllokuan për rreth dy orë hyrjet dhe daljet e aeroportit të Athinës gjatë mesditës së së mërkurës, në kuadër të një greve 48-orëshe të shpallur nga sindikata e tyre. Ndryshe nga protestat e mëparshme, ata zgjodhën aeroportin ndërkombëtar si vendin simbolik për të ngritur zërin ndaj politikave të qeverisë, që sipas tyre dëmtojnë interesat e sektorit të taksive.