Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë këtë të martë në një seancë të hapur kushtetueshmërinë e tatimit të profesioneve të lirë. Kjo seancë u parapri nga një protesë në dyert e gjykatës, ku përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupit të prekur nga ky tatim, u shprehën se cënohet siguria e tyre juridike dhe shkaktohet një barrë e shtuar fiskale.