Propozimi për vendosjen e një takse prej 10 eurosh për automjetet që hyjnë në Prishtinë nga komunat e tjera ka nxitur reagime të shumta. Kjo pasi shihet si kufizim i të drejtave të qytetarëve të Kosovës, që mund të krijojë kaos duke i nxitur edhe komunat tjera për vendosjen e tarifave për qytetarët e Prishtinës. Vendosja e kësaj tarife parashihet në nenin 14 të rregullores për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale, rregullore të cilën Komuna e Prishtinës e ka hedhur për konsultim publik. Propozohet që çdo automjet i regjistruar jashtë kryeqytetit, që hyn në Prishtinë, do i nënshtrohet pagesës së taksës në shumën prej 10 euro për hyrje.