30 mijë profesionistë të lirë preken nga ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat personale. Një ligj që e konsiderojnë antikushtetues dhe për të cilin deri më tani janë depozituar katë padi në Gjykatën Kushtetuese. Ekspertët ngrenë shqetësimin se ky tatim dekurajon profesionistët e lirë pasi sjell shpenzime të paparashikuara. Për Top News, ekspertët Elvin Meka, Armand Hasko dhe Fatos Çoçoli shpjegojnë dritë hijet e këtij ligji.