Deputetja e Partisë Demokratike e konsideroi ndryshimin në buxhetin e shtetit si tregues të paqëndrueshmërisë së politikave fiskale dhe aplikimit të politikave klienteliste. Ajo akuzoi Qeverinë se po refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Akuzave të Tabakut iu përgjigj ministri i Financave, Petrit Malaj, që tha se do të kërkojë sqarim nga Kushtetuesja se çfarë do të bëhet me pagesat e profesionistëve të lirë të arkëtuara në buxhet. Këto pagesa, tha Malaj, nuk janë 10 milionë euro, sa raportohet në media, por 5 milionë eur.