Kryeministri i Libisë pezulloi Ministren e Jashtme Najla Mangoush të dielën dhe e dërgoi për hetim pasi u takua me homologun e saj izraelit, Eli Cohen, javën e kaluar, pavarësisht se dy vendet nuk kanë marrëdhënie formale. Lajmin për takimi ne dha Izraeli nëpërmjet nëj deklarate zyrtare, në të cilën u tha se ministrat kishin diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm mes dy vendeve. Ky lajm nxiti protesta të vogla në Libi, pasi ky shtet nuk e njeh ende Izraelin.