Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e Malit të Zi Dritan Abazoviç, zhvilluan një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky, ku kryefjala ishte situata e krijuar në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse. Kryeministri Rama në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen për mikpritjen bujare nga ana e Zelenskyt, ndërsa i dha fjalën presidentit se shteti shqiptar do të kontribojë në ndërtimin e një blloku pallatesh në Irpin, për familjet të cilët kanë mbetur pa banesa nga shkatërrimet ruse.