Në ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri, presidentja e komisionit europian, Urusla Von Der Leyen u takua me kreun e shtetit, Bajram Begaj, me të cilin bisedoi rreth të ardhmes europiane të ballkanit perëndimor. Von Der Leyen vlerësoi perspektivën e Begajt për çështjet rajonale. Tëitter Ursula Von der Leyer: “Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Si dhe perspektivën tuaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit.” – shprehet presidentja e Komisionit Europian në Tëitter. Mësohet se gjatë takimit presidenti i Republikës çmoi angazhimin e Von der Leyen për të përshpejtuar hapjen e të gjithë kapitujve me Shqipërinë deri në fund të vitit 2025. Kreu i Shtetit u shfaq i bindur se Shqipëria dhe institucionet shqiptare do të përmbyllin në kohë dhe me sukses kapitujt themelorë