Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha se gjatë takimit që pati me fermerët përsëritu edhe njëherë ndihmën që qeveria ka ofruar për ta përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, e hartuar në bazë të nevojave të terrenit, blegtorët përfitojnë mbështetje të shtuar, duke përfshirë rritjen e pagesave direkte: • Nga 10,000 në 12,000 lekë për lopët • Nga 1,200 në 1,500 lekë për të imtat • Nga 1,000 në 2,000 lekë për koshere bletësh. Po ashtu për herë të parë përfshihet mbështetja për dërin si dhe përgjysmohen pragjet e përfitimit për krerët.