Top News – Takimi me Asteroidin/ Nasa publikon pamjet e rralla
22/10/2020 12:36

Imazhet e reja të marrë nga misioni Osiris Rex tregojnë prekjen e parë historike të një sonde të Nasa-s në asteroidin Bennu. Sonda mori një kampion nga sipërfaqja e objektit me diametër 500 metra, që do të mbërrijë në tokë për tu analizuar dhe studiuar në 2023. Në imazhe, krahu robotik i sondës shihet teksa thyen një shkëmb poroz në sipërfaqe. Një shihe me gaz nitrogjeni e lëshuar në sipërfaqe duket se ngre lart një sasi materiali. Më pas, sonda kalon pesë sekonda duke mbledhur materialet para se të tërhiqet. Vetë sonda Osiris Rex është në gjendje të mirë – thotë ekipi i misionit. Të dhënat dhe imazhet u dërguan nga mjeti hapësinor gjatë natës dhe u ndanë menjëherë nga agjencia. Sidoqoftë, edhe pse duket se gjithçka ka shkuar mirë, ekipit të misionit do ti duhet të paktën një javë kohë për të përcaktuar se sa kampion është marrë nga asteroidi. Sasia e kërkuar ishte 60 gramë material, por kapsula mund të mbajë deri në 2 kg material nga sipërfaqja e asteroidit. I ndodhur më shumë se 200 milionë milje larg tokës, Bennu është një asteroid në formë spiraleje, i gjatë sa Empire State Building. Është një asteroid i përbërë nga shkëmbinj që mbahen bashkë nga graviteti, pra nuk bëhet fjalë për një trup të vetëm.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55