Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të takohet me presidentin Hashim Thaçi të premten pasdite. Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zyra e kryeministrit, një ditë pasi ky i fundit, refuzoi takimin me presidentin në cilësinë e liderit të lëvizjes vetëvendosje. Thaçi ftoi Kurtin të takohej në kuadër të një serie takimesh me liderët e forcave politike në vend, por ai nuk shkoi në zyrën e presidentit.