Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, pavarësisht paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se në muajin tetor negociatorët do të uleshin në tyezën e bisedimeve. Për qeverinë progersi në dialog mund të bëhet vetëm me nënshrkimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, thotë për KosovaPress, se BE-ja duhet të jetë më e drejtpërdrejtë dhe t'i kërkojë Serbisë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksin e Ohrit.