Kosova është në qendër të diplomacisë së Shqipërisë! Kështu deklaroi ministri i jashtëm, Igli Hasani në Kuvend, duke shtuar se Tirana zyrtare po punon intesivisht në mbështetje të njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Hasani ndau detaje nga organizimi i ardhshëm në Neë York kushtuar pandëshkueshmërisë së krimeve gjatë konfliktit, ku një vend të veçantë do e zerë Kosova.