I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka zbuluar detaje nga takimet që mbahen në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Lajçak tha se takimi i parë mes dy udhëheqësve ishte tejet I vështirë, por se më pas u mësuan të komunikojnë duke e dëgjuar njëri-tjetrin.