Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi këtë të premte një takim virtual me Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s në lidhje me situatën e trazuar në Afganistan. Xhacka rikonfirmoi se vendi ynë është I gatshëm të presë presë mijëra afganë, qofshin ato fëmijë, gra apo burra, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar atje. Ministrja ndër të tjera e konsideroi të pa papranueshme qëndrimin që mbajtën disa vende anëtare të NATO-s duke mos ofruar strehim për afganët.