Prej disa vitesh lojërat e fatit dhe bastet sportive nuk lejohen në vendin tonë me përjashtim të kazinove të licensuara, rezultat i një nga nismave më të bujshme dhe të përfolura të maxhorancës aktuale. Por pavarësisht nga kjo kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Budapest ka zhvilluar një takim informal me Miklós Kóbor, Drejtorin e “Granpool Innovative Investments” me të cilin diskutoi mbi rregulloren e lojrave të fatit.