Kryeministri Edi Rama vlerësoi se Shqipëria ndodhet më afër se kurrë përmbushjes së aspiratës shekullore për t’u integruar në Bashkimin Europian. Para fillimit të takimit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama u shpreh se Plani i Ri i Rritjes po ecën mirë dhe po ndikon në krijimin e urave lidhëse me Bashkimin Europian.