Jo vetëm demokratët, por edhe ndërkombëtarët duken të paqartë se kë prej pjesëve të Partisë Demokratike, të marrin të mirëqenë, Lulzim Bashën e mbetur me 9 deputetë me vete, Gazment Bardhin I cili vijon të pretendojë dhe flasë në emër të kryetarit të grupit parlamentar, apo Sali Berishën, i cili prezantohet si kryetar i Partisë Demokratike dhe rreth vetes ka shumicën e deputetëve, ku së fundmi ka afruar edhe të pakënaqurit nga Basha.