Në një takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se rritja e besimit të publikut te uniformat blu është një detyrë emergjente. Ministri theksoi se çelësi i suksesit është krijimi i një fryme skuadre dhe ndershmëria në radhët e policisë.