Në vijim të fushatës, kryebashkiakia e Durrësit Emiriana Sako ndaloi në Rrashbull, në një tjetër takim me banorët e kësaj njësie, për të folur për investimet e tjera për mandatin e ardhshëm, një prej të cilave është edhe rruga Valbona. Sako u shpreh se asfaltimi i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe se pas përfundimit të investimeve në rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit, puna do të fokusohet në rehabilitimin e infrastrukturës, në ndërtimin e terreneve sportive, qendrën e re shëndetësore si dhe do kryhen një sërë investimesh të tjera me qëllim trasnformimin rrënjësor të kësaj zonë.