“Procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.