Top News – Tajvani aktivizon sistemin e mbrojtjes / Ushtria kineze ka lëshuar disa raketa balistike
04/08/2022 15:28

Kina ka nisur nga ora 12, sipas orës lokale, stërvitjet më të mëdha ushtarake të kryera ndonjëherë përreth Tajvanit në një valë tensionesh në rritje si reagim ndaj vizitës në ishull të Nensi Pelosit. Mediat zyrtare nënvizojnë se bëhet fjalë për manovra ushtarake në shkallë të gjerë që përfshijnë edhe lëshimin real të raketave dhe artilerisë në shtatë zona detare pranë Tajvanit, në një provë force të ushtrisë popullore të Kinës. Si reagim, Tajvani ka aktivizuar sistemet e tij të mbrojtjes. Forcat e armatosura të Tajvanit po përgatiten për luftë, pavarësisht se nuk e duan atë – tha ministria e mbrojtjes e ishullit. 10 minuta para fillimit të stërvitjeve kineze, departamenti i mbrojtjes në Tajvan lëshoi një deklaratë në të cilën akuzon qeverinë e pekinit për sjellje irracionale me manovrat e saj ushtarake me zjarr të vërtetë. Të mërkurën, zyra detare dhe portuale e Tajvanit ka lëshuar paralajmërime për anijet që të evitojnë tranzitin në zonat e prekura nga stërvitjet. Qeveria e Taipeit tha se aktivitetet kineze kanë prekur 18 trajektore ndërkombëtare. Stërvitjet ushtarake kineze kanë ndezur alarmin edhe në Japoni. Sipas Tokios, ato mund të përshpejtojnë diskutimet që kanë nisur mbi rolin e vendit në rast pushtimi të tajvanit duke detyruar politikanët japonezë të mendojnë në mënyrë më konkrete një mundësi të tillë.

Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13