Udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias nënshkruan të dielën një marrëveshje të zgjeruar armëpushimi nën vëzhgimin e Presidentit të amerikan Donald Trump, i cili zbarkoi në Malajzi për Samitin e vendeve aziatike dhe për të mbikëqyrur një seri bisedimesh të rëndësishme tregtare po ashtu. Kryeministri tajlandez dhe homologu i tij kamboxhian nënshkruan marrëveshjen në një ceremoni armëpushimi përpara një tabele ku shkruhej "Sigurimi i Paqes", duke u bazuar në një armëpushim të nënshkruar tre muaj më parë.