Një tajfun i fuqishëm goditi qendrën financiare të Kinës, Shangai. Tajfuni Bebinca zbarkoi të hënën rreth orës 7:30, sipas orës lokale, në zonën bregdetare Lingang Nju Siti, tha Administrata Meteorologjike e Kinës. Mijëra banorë u evakuuan, ndërsa të gjitha fluturimet në të dyja aeroportet kryesore të qytetit u anuluan.