Deputeti Erion Braçe ka denoncuar përmes një video në rrjetet sociale mirëmbajtjen e një rrugë në Bashkinë e Divjakës. Sipas pamjeve të publikuara prej tij, kompania mirëmbajtese ka vijëzuar në mënyrë amatoreske orientimin për shoferët që të shmangin zonat e dëmtuara të rrugës.