Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh gruaja më e votuar në PD në zgjedhjet e 11 majit, ka ngritur alarmin për ekonominë shqiptare. Në një reagim në rrjetet sociale, ku flet për shifrat alarmante të INSTAT që tregojnë rritje të punësimit të qytetarëve mbi 64 vjeç, Tabaku thekson se kjo vjen si pasojë e largimit të të rinjve nga vendi.