Tërheqja e Alibeajt nga kryesimi i Partisë Demokratike, mund të kalojë Partinë Demokratike nën drejtimin e Jorida Tabakut, nënkryetares aktuale ose të sjellë rikandidmin e Lulzim Bashës në zgjedhjet e brendshme partiake. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, deputetët kërkuan bashkimin e partisë, teksa Alibeaj u shpreh se çdokush, përfshirë edhe Lulzim Bashën ka të drejtën e rikandidimit.