Greqia ka tentuar të bëhet pengesë për integrimin europian të Shqipërisë, duke u kapur te çështja Beleri, i cili mbahet në burg që prej majit, pasi u arrestua në flagrancë duke blerë vota për kandidaturën e tij në bashkinë e Himarës. Kryeministri Mitsotakis deklaroi nga samiti i BE-së në Bruksel se nuk e shesh çështjen Beleri si personle të Greqisë, por si një cënim të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe kërkoi ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, në procesin e integrimit.