Nis zbatimi i projektit “Smart City Albania”, një nga investimet më të avancuara teknologjike në fushën e sigurisë publike, i cili synon instalimin e një sistemi të integruar kamerash inteligjente në qytete, shkolla, rrugë dhe mjedise të tjera publike. Kryeministri Rama tha se ky projekt nuk është vetëm një sistem kamerash por një transformim rrënjësor kapaciteteve të Policisë së Shtetit, duke i dhënë asaj një kontroll të plotë dhe të menjëhershëm mbi territorin.