Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë muaj sfidën shumë të rëndësishme me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë. Padyshim i gjithë fokusi është te përballja e 11 tetorit me rivalët serbë e vlefshme për kualifikueset e botërorit 2026 dhe për trajnerin Sylvinho të gjithë në skuadër janë të përqendruar plotësisht te kjo ndeshje.