Armiqtë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke komentuar kërcënimet me jetë që i janë bërë nga organizata terroriste “Severna Brigada”. Sveçla ka thënë po ashtu se është Policia e Kosovës që garanton qetësi dhe që institucionet të punojnë të sigurta.