Banka e Shqipërisë do të rifillojë këtë muaj ankandet e programuara për blerjen e Euros për shkak të nevojave të rezervës valutore të vendit. Në ankandin që do të zhvillohet gjatë kësaj jave, banka e Shqipërisë parashikon të blejë në raundin e parë pesë deri në tetë milionë Euro.